Flash News

Kosova

Arrestohet një serbe në Kosovë, dyshohet për spiunazh

Arrestohet një serbe në Kosovë, dyshohet për spiunazh
Një grua është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për spiunazh, ndërsa besohet se ka vepruar në bashkëpunim me një tjetër person.

E dyshuara, e identifikuar me inicialet J.Dj (J.Gj.), është punonjëse e OSBE-së dhe ka lidhje me komunitetin serb. Sipas autoriteteve, ajo dyshohet se ka ofruar informacion për shërbimet e inteligjencës serbe (BIA).

Hetimi dhe arrestimi
Arrestimi është rezultat i një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur në një pikë kufitare dhe se e dyshuara ishte e përfshirë në aktivitete kriminale.

Sipas Prokurorisë, J.Dj. është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë bastisur shtëpinë e saj për të siguruar prova të tjera materiale.

Të fundit