Flash News

Kosova

Arrestohet sërish bashkëshorti i ish-ministres së Ramës në Kosovë

Arrestohet sërish bashkëshorti i ish-ministres së Ramës

Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim.
Lajmi u bë i ditur në rrjetin social në Facebook nga Partia Socialdemokrate (PSD) dhe sipas partisë kosovare ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti.

“Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjendet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike”, thuhet në postim.

Po ashtu, nga PSD thonë se prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për “shqyrtim rastesh” lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me antëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së.

“Arrestime të tilla nuk na ndalin, vetëm e bëjnë më të qartë për të gjithë kush ka frikë nga organizimi politik. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt”, thuhet në njoftim. 

Kujtojmë se Molliqaj, i cili është burri ish-ministres shqiptare të Arsimit Besa Shahini, është prangosur disa herë nga policia e Kosovës. 

Arrestohet sërish bashkëshorti i ish-ministres së Ramës

Të fundit