Flash News

Kosova

Arrijnë 4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer në Kosovë

Arrijnë 4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer në Kosovë

Në Kosovë kanë mbërritur 4,680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të kompanisë Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një njoftimi për media.

Vaksinat e dorëzuara janë donacion nga Bashkimi Evropian, ndërsa Kosova do të pëfitojë nga kjo organizatë gjithsej 95.000 doza.

“Ambasada Austriake në Prishtinë është shumë e gëzuar, që sot ka arritur në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë siguruar nga Austria. Me 4.680 dozat që kanë arrit sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara”, njofton ambasada e Austrisë në Prishtinë.

Ketë kontingjent  e kanë pritur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë. Kosova filloi vaksinimin në fund të marsit me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca të cilat i mori përmes programit COVAX.

Të fundit