Flash News

Kosova

“Asnjë cent ma shumë”, qytetarët e Kosovës protesojnë sot kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

“Asnjë cent ma shumë”, qytetarët e Kosovës

Qytetarët e Kosovës do të zhvillojnë ditën e sotme protest kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Me moton “Asnjë cent ma shumë” protesta është parashikuar të nisë në orën 12.00 në Prishtinë.

Ajo do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te ndërtesa e qeverisë së Kosovës.

Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ZRrE dhe që të nacionalizohet KEDS-i.

Më 28 janar qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e bllok tarifës.

Të fundit