Flash News

Kosova

Asnjë viktimë dhe vetëm dy raste me Covid-19 në Kosovë

Asnjë viktimë dhe vetëm dy raste me Covid-19 në Kosovë
Foto Ilustruese

Kosova ka regjistruar shifra që tregojnë ndejshëm një përmirësim të situatës së pandemisë në vend. Të paktën në 24 orët e fundit, janë shënuar vetëm dy raste të reja dhe asnjë viktimë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

29 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.

Në total numri i rasteve aktive është 322.

Të fundit