Flash News

Kosova

Asnjë viktimë nga Covid-19, Kosova regjistron 25  të infektuar në 24 orë

Asnjë viktimë nga Covid-19, Kosova regjistron 25  të

Kosova ka regjistruar 25 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Në bazë të raportit ditor, nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në total janë marrë në studim afro 2.000 mostra, prej të cilave 25 kanë rezultuar pozitive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 pacientë.

“Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 

Të fundit