Flash News

Kosova

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, numri i rasteve të reja

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, numri i rasteve

Kosova nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 2.146 testime të kryera, 16 raste kanë rezultuar pozitive.

Gjithashtu janë shëruar 10 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre 157.429. Ndërkohë numri i rasteve aktive është 446.

Sa i përket vaksinimit, që prej fillimit të procesit janë dhënë afro 1.6 milionë doza, ndërsa739.997 qytetarë janë imunizuar plotësisht.

Të fundit