Flash News

Kosova

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, vetëm 9 raste të reja

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, vetëm 9 raste

Për të tretën ditë radhazi në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Ndërkohë numërohen nëntë raste pozitive të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë shëruar 10 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 157.758. Ndërsa numri i rasteve aktive është 334.

Sa i përket vaksinimit, deri më sot janë dhënë mbi 1.6 milionë doza, ndërsa 761.003 janë imunizuar plotësisht.

Të fundit