Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Asociacioni dhe zgjedhjet në SHBA, katalizatorë të mundshëm të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Shmangia e presionit ndërkombëtar për miratimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe droja nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, janë dy arsye përse Qeveria e Kosovës e mbështet idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, thotë Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare “Çohu”, me seli në Prishtinë.
“Nëse partisë në pushtet nuk i konvenon shkuarja në zgjedhje, ajo do ta pengonte çdo alternativë të mundshme për ta çuar vendin në zgjedhje”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për REL-in më 19 mars se për partinë e tij “është njësoj”. “Nuk kam unë problem për asnjërin variant... Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi”, ka thënë ai.
Kurti e ka përsëritur këtë edhe në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ku ka thënë se për shpërndarjen e Kuvendit, partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, mund ta ndihmojë opozitën për t’i arritur votat e nevojshme.
Opozita, në anën tjetër, kërkon prej kohësh zgjedhje të parakohshme, për shkak të, siç konsideron ajo, dështimeve të vazhdueshme të Qeverisë, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në politikën e jashtme. Megjithatë, ajo nuk ka konsensus për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Mandati katërvjeçar i Qeverisë aktuale përfundon marsin e ardhshëm. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e saj mbështet idenë që në zgjedhje të parakohshme të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.
“Ne nuk e kemi saktësuar ende, si lidership i PDK-së, nëse do të ketë shpërbërje të Kuvendit ose mocion të mosbesimit [ndaj Qeverisë]. Por, ai që na bashkon, është fakti se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe duhet të kërkohet legjitimitet i ri qytetar”, thotë Deliu-Kodra për Radion Evropa e Lirë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim - për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, Qeveria duhet të japë dorëheqje. Sipas tij, deklarata e Kurtit se partia në pushtet do t’i ndihmojë opozitës t’i arrijë numrat për shpërndarjen e Kuvendit, është “kurth politik, për t’i mbuluar dështimet”.
“Nëse Kurti i lexon drejt dështimet e veta, le të japë dorëheqje”, thotë ai. Haziri pranon se edhe ndërmjet partive opozitare ekziston një “hendek i madh” dhe thotë se nuk mund të ketë marrëveshje për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje.
“Ndërmjet opozitës nuk ka bashkëpunim. Jemi larg me agjenda, dallimet janë shumë të mëdha. Sikurse që janë dallimet me partinë shumicë, ashtu janë dallimet në substancë edhe ndërmjet opozitës”, thotë Haziri.
Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të këmbëngulë më në idenë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, thotë deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.
“Pse zoti Kurti, kur kërkuam ne mocion, nuk e ofroi këtë në periudhat tjera, pa i shkaktuar dëme vendit? Pse nuk bashkëpunoi me opozitën? Tash po kërkojmë që zoti Kurti të japë dorëheqje”, thotë Kadrijaj për Radion Evropa e Lirë.
Udhëheqësi i partisë së saj, Ramush Haradinaj, ka dalë me idenë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë qysh verën e kaluar, por ajo nuk ka shkuar përpara. Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet ka 56 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse, ndërsa tri partitë opozitare kanë 42. Dy janë të pavarur, ndërsa të tjerët u takojnë partive më të vogla ose komuniteteve pakicë.
Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha në një konferencë për media se për të caktuar eventualisht një datë për zgjedhjet e parakohshme dhe mënyrën se si të shkohet në atë proces, partitë politike duhet të jenë të përkushtuara për dialog politik.
“Përderisa grupimet politike të opozitës nuk e kanë këtë, duket paksa joserioze të kërkohen votat e pushtetit për të shpërbërë Kuvendin apo për të mbështetur mocionin e mosbesimit”, tha Kusari-Lila.
“Lojë politike” e partive për zgjedhjet Njohësi i zhvillimeve politike, Demhasaj, thotë se “problematizimi” i çështjes se si vendi mund të dërgohet në zgjedhje të parakohshme, është “lojë politike” e partisë në pushtet dhe atyre opozitare.
Sipas tij, Lëvizjes Vetëvendosje i përshtatet që në zgjedhje të parakohshme të shkohet përmes marrëveshjes së partive politike për shpërndarje të Kuvendit. Në rast se Qeveria do të jepte dorëheqje, thotë Demhasaj, një pjesë e madhe e publikut do ta konsideronte këtë veprim si dorëzim të Kurtit para presionit ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin. Demhasaj beson se, me njërin ose tjetrin opsion, vendi do të shkojë në zgjedhje më së largu deri në shtatorin e këtij viti.
“Fakti që Vetëvendosja ka shumicën në Kuvend dhe pa votat e saj është e pamundshme të shpërndahet Kuvendi apo të shkarkohet Qeveria, me shumë gjasë, alternativa e Vetëvendosjes [për shpërndarjen e Kuvendit me konsensus] është më e mundshme”, thotë Demhasaj.
Por, sipas tij, nuk mund të përjashtohet as mundësia që Lëvizja Vetëvendosje të mos i rezistojë presionit ndërkombëtar për fillimin e procedurave për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“... dhe Qeveria mund të japë dorëheqje dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje në pranverë, për shkak se presioni është shumë i madh. Të gjitha opsionet janë të mundshme”, thotë ai.
Çështja e formimit të Asociacionit ka vite që zvarritet, edhe pse për të ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë qysh në vitin 2013. Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare u ka prezantuar palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion.
Palët, fillimisht, kanë thënë se e pranojnë në parim, por nuk kanë bërë asnjë hap përpara. Në intervistën dhënë REL-it më 19 mars, Kurti ka thënë se nuk e ka pranuar këtë draft-statut. Sipas tij, ai do duhej të shkonte në paketë me Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilën, siç ka thënë, Serbia ka refuzuar ta nënshkruajë.
Demhasaj thotë se pushteti aktual në Kosovë do të synonte të siguronte një mandat të ri edhe para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntor. Në këtë garë pritet të marrin pjesë presidenti aktual, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donad Trump.
Kur përballja ka qenë e njëjtë në vitin 2020, Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve në SHBA që të votojnë për Bidenin. Këtë e rikujton edhe Demhasaj.
“Në rastin e zgjedhjeve të fundit, [përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje] publikisht dolën dhe mbështetën Partinë Demokratike [të Bidenit] dhe kundërshtuan Partinë Republikane [të Trumpit]. Mendoj se kanë frikë se mund të ketë pasoja për ta”, thotë ai.
Nën Trumpin, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në vitin 2020, por shumë pika të saj kanë mbetur vetëm në letër. Në shkurt vitit të kaluar, Serbia e ka nderuar ish-të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të emëruar nga Trumpi, për, siç ka thënë, “qasje të balancuar ndaj Serbisë”.
Javëve të fundit, disa zyrtarë të administratës Biden kanë shprehur shqetësim për lëkundjen e raporteve SHBA-Kosovë, për shkak të refuzimit të Kurtit për të pezulluar një rregullore që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë./Rel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38