Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Asosacioni i komunave kthehet në “mollë sherri” për Parlamentin e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin amerikan në Beograd Christofer Hill, tha se "formimi urgjent i asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet përparësi e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Në fillim të javës gjatë një takimi në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe janë zotuar të vazhdojnë diskutimet për një udhërrëfyes për zbatimin e tij, ku një ndër pikat kryesore që vazhdon t'i ndajë palët është pikërisht asociacioni.
I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,Miroslav Lajçak, thotë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga Kosova si dobësim i funksionalitetit të saj, por është obligim ligjor. Gjatë një interviste për "Atlantic Council”, Lajçak është shprehur se me ekipin e tij kanë shikuar rreth 16 modele ekzistuese funksionale të asociacioneve që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.
"Me ekipin tim kemi shikuar disa modele ekzistuese dhe mund të ju them që në tavolinën time kam 16 modele evropiane, nuk do t'i listoj. Nuk duam të krijojmë diçka që mund të bëjë sistemin në Kosovë më pak funksional, nuk duam të krijojmë diçka që nuk është krijuar kurrë apo testuar në jetë reale në ndonjë shtet evropian sepse mos harroni që, qëllimi këtij dialogu është që të afrojmë Kosovën dhe Serbinë me Bashkimin Evropian”, ka thënë Lajçak. Sipas tij, "nuk duhet të frikësohemi nga diçka që nuk është vendosur ende në agjendë”.
"Në procesin e dialogut. Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta, pra asnjëra nga to nuk mund të imponojë vullnetin e saj ndaj palës tjetër kundër vullnetit të saj”, është shprehur Lajҫak, duke shtuar se “Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se asociacioni mund të bëhet, por se duhet marrë parasysh gjetjet e saj”.
Frika nga modelet
Frikën e strukturave politike kosovare se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë një ‘Republikë Serpska' në Kosovë, e heq edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Ai në një intervistë për mediumin publik të Kosovës, tha se "Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
"Ka një obligim që është marrë përsipër më herët për asociacionin. Mirëpo, ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e QUINT-tit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një "Republikë Serpska” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi”, thotë Rohde. Sipas tij, ajo që mund të kalojë, për shembull, është ajo që para disa muajsh propozoi një organizatë joqeveritare gjermane: "Fondacioni Friderich Ebert” dhe unë deri më sot, nuk kam dëgjuar askënd, që të më thotë se ky propozim i "Fondacionit Friedrich Ebert” është në kundërshtim me vendimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 2015.
E pikërisht përfaqësuesi i këtij fondacioni, Rene Schlee, në një intervistë të mëhershme për DË, është shprehur se "Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund të jetë një trupe koordinuese horizontale që punon me komunat dhe që nuk do të minojë kompetencat e nivelit qendrorë”.
"Në propozimin tonë ne e kemi bërë të qartë, se në statut që mund të hartohet, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Asociaioni mund të jetë një trupë koordinuese horizontale që punon me komunat dhe që nuk do të minojë kompetencat qendrore, ose ato të komunave apo në forma tjera. Pra, po flasim për funksione të përbashkëta të koordinuara.
Po do të marrë ndihma financiare ndërkombëtare, natyrisht edhe nga Serbia, por kjo duhet të jetë e rregulluar përmes auditorit gjeneral. Pra, ҫka po them është që, nëse draft propozimi jonë, shembull e merr dikush dhe thotë ok, këtë po e implementojmë, atëherë mund të rregullohet çështja e financimit të asociacionit. Pra njerëzit kur ta shohin këtë draft propozim është thelbësore të dihet dhe e rëndësishme që të thuhet se më shumë ka çka nuk lejohet sesa çka lejohet”, thotë Rene Schlee.
Sidoqoftë, pas takimit në fillim të javës së shkuar në Bruksel, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti u deklarua se e ka pranuar Planin Evropian, ku një ndër pikat e tij është edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të mëhershme Kosovë-Serbi, ҫështja e asociacionit nxiti debat të ashpër në Parlamentin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, tha se Beogradi ka kërkuar zbatimin e asociacionit si parakusht, gjë që Prishtina nuk ka pranuar.
Kërkesat e Serbisë dhe debati në Parlament
"Pra tërë vjeshtën e kaluar edhe në këtë dimër insistimi i Beogradit është: bëjmë marrëveshje pasi që të zbatohet asociacioni, kjo nuk u bë, kjo është fitore jona, nuk është thjeshtë e imja, është e institucioneve, popullit të Kosovës, qëndrueshmërisë së këtij shteti. Pra e para është që ata kanë dështu që të imponojnë zbatimin si parakusht. E dyta, kanë dashur që asociacioni të jetë në krye të herës të propozimit ose në preambulë ose në nenet një apo dy në fillim, është fjalia e fundit te neni i dhjetë, te neni i fundit”, tha kryeministri Kurti. Po partitë kryesore politike opozitare e akuzuan kryeministrin Kurti për, siç thanë, "mashtrim”, me çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin, sipas tyre, tashmë e ka pranuar ta zbatojë.
"Kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë. Për më tepër ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve. Gjithçka, përveç njohjes, ishte qëllimi i Serbisë. Gjithçka përveç njohjes ka kjo marrëveshje, tashmë e pranuar nga palët. Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, përfshirë dhe asociacionin, si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, ka thënë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Në të njejtën linjë është shprehur edhe Partia Demokratike të Kosovës në opozitë, përfaqësuesit e së cilës thonë se "kryeministri Kurti tash e ka mundësinë për të korrigjuar ato gabime që janë bërë më herët”.
"Kryeministër, askush nuk po të akuzon për tradhëti. Por marrëveshja nuk është e mirë. Nga një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, keni sjellë një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër. Ndoshta edhe me autonomi në qendër”, tha kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.
Sidoqoftë, diplomtatët perëndimorë thonë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë, përfshirë edhe ate për asociacionin, është i pashmangshëm dhe obligim i Kosovës. Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuҫiq, do të takohen me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar diskutimet rreth zbatimit të propozimit evropian. Ky propozim tashmë i publikuar zyrtarisht nga vetë BE-ja, nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi, por kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të njëra-tjetrës./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38