Flash News

Kosova

Asosacioni i komunave serbe, Vuçiç: Kanë kaluar 10 vjet, Kosova nuk ka bërë asgjë

Asosacioni i komunave serbe, Vuçiç: Kanë kaluar 10 vjet,

Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom ku kanë diskutuar për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.

Presidenti i Serbisë tha se sot shënohet 10 vjetori i marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Vuçiç, Kosova nuk ka bërë asgjë për formimin e Asosacionit të komunave serbe.

“Sot bëhen 10 vjet nga miratimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ju formoni një ZSO me fuqi thelbësore dhe kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën, edhe pas Marrëveshjes së Brukselit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen. Por nuk ka asnjë lojë për këtë."

"Ju duhet ta përmbushni atë dhe vetëm kur ta përmbushni, atëherë ne do të përmbushim pjesën tonë. Ndoshta në shenjë vullneti të mirë do të bëjmë diçka në mënyrë të njëanshme, por kjo nuk ka të bëjë me detyrimin tuaj, të cilin duhet ta përmbushni plotësisht. Sepse është një obligim që ekziston që nga 19 prilli 2013”, tha Vuçiç.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në Serbia pret që Kosova të përmbushë detyrimet e caktuara nga marrëveshja në 2013, dhe më pas ata do kryejnë detyrimet e tyre. 

Të fundit