Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Autoblinda, limuzina të blinduara, Kosova blen miliona euro armatime
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka shpenzuar miliona euro për armatime.
Janë blerë autoblinda, topa uji dhe limuzina të blinduara me vlerë 7.130.00, armë në vlerë 1.300.000, armë të gjata për policinë kufitare në vlerë 350.000 mijë euro.
Sipas raportit të thesarit të shtetit, ministria ka blerë edhe pajisje të specializuara për policinë kufitare në vlerë 280.000 euro si edhe mjete për hetuesinë.
MPB ka investuar 747,117 euro për ndërtimin e shkollës fillore në Pejë , 864,828 euro për ndërtimin e shkollës së muzikës në Prizren, 39,455 për ndërtimin e shkollës në Bajqinë të Podujevës,286.303 për ndërtimin e shkollës fillore në Pozhoran të Vitisë, 64.731 euro për ndërtimin e ndërtimin e rrethojës në fushën e sportit, 50 mijë euro për shkollën multietnike në Mitrovicë të Veriut, 290.000 për ndërtimin e shkollës së ciklit të ultë në Fushticë të Epërme në Drenas, 73,181 euro për ndërtimin e çerdhes në Prizren, 561,346 euro për ndërtimin e shkollës në Komoran të Drenasit,
Kurse për projektimin dhe ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, ka shpenzuar 500,000 euro.