Flash News

Kosova

Autobusi i shkollës përplaset me automjetin, 14 të lënduar, 12 prëj tyre nxënës

Autobusi i shkollës përplaset me automjetin, 14 të lënduar,
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik është regjistruar sot në rrugën Pejë-Mitrovicë, pranë fshatit Gurracok.

Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një autobus shkolle e për pasojë sipas policisë janë lënduar dy shoferët e automjeteve dhe 12 nxënës.

“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një autobus me nxënës.

Nga ky aksident janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, njofton paraprakisht policia.

 

Të fundit