Flash News

Kosova

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kurti: Urime qytetarëve

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Ai thotë se Kosova tashmë ka statusin e anëtarët të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe ka përgëzuar të gjithë zyrtarët e shtetit që punuan për këtë arritje, si dhe ka uruar qytetarët.

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”, u shpreh kryeministri", shkruan Kurti.

Të fundit