Flash News

Kosova

Avdullah Hoti: Vaksinat mbërrijnë në shkurt, do t'i marrin 20 mijë qytetarë në ditë

Avdullah Hoti: Vaksinat mbërrijnë në shkurt,  do t'i marrin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në një konferencë për mediat, për sigurimin e vaksinave anti-Covid, dhe tha se është përgatitur streategjia e vaksinimit, ku prioritet do të ketë stafi mjekësor.

“Ashtu si na vijnë sasitë e vaksinave do të kryhet vaksinimi i qytetarëve. Fillimisht mjekë dhe stafi tjetër shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat që kanë rrezikshmëri të lartë e cila përcaktohet nga lista e sëmundjeve”, tha Hoti.

Hoti shtoi se vaksinat e para pritet të mbërrijnë në shkurt, dhe synojnë që brenda një dite të vaksinohen 20 mijë qytetarë.

“Kapaciteti ditor i institucioneve shëndetësore është ta vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda dite”, tha Hoti.  Dje janë konkretizuar marrëveshjet me Pfizer për 535 mijë vaksina, edhe me Austrinë për 600 mijë vaksina, si dhe me COVAX më herët janë kryer proceduar për 720 mijë vaksina”, tha Hoti.

Të fundit