Flash News

Kosova

Avokati i Veselit debaton me gjykatësit, reagon kryeprokurori: Po na kërcënon

Avokati i Veselit debaton me gjykatësit, reagon kryeprokurori: Po na

Avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson në seancën e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është përplasur me gjykatësin.

Mospërcaktimi i një datë nga ZPS për dorëzimin e dosjes paragjyqësore nga ana e Prokurorisë e ka nervozuar avokatin e Veselit, i cili ka thënë se: “Prokuroria ka humbur nga sytë objektivin kryesor, që është t’i jepet mundësia mbrojtjes ta kuptojë çështjen”.

Ndër të tjera Emmerson, ka ironizuar duke thenë se gjykatësi Nicolas Guillou “duhet ta nxjerrë kamxhikun”.

“Kam frikë se është e nevojshme që një gjykatës ta nxjerrë kamxhikun dhe ta qëllojë Prokurorinë në këtë rast për ta bërë punën e saj, sepse ata kanë pasur 5 vjet për ta përgatitur çështjen”, ka thënë ai.

Ai shtoi se përderisa s’e kanë në dorë çështjen, s’mund të bëjnë asgjë për t’u mbrojtur.

“Kur të kemi dosjen në dorë, ne mund të themi konkretisht se çfarë mund të bëjmë ne lidhur me këtë”, tha Emmerson. “Do të ishte mirë që të na jepni mundësinë të planifikojmë një datë për gjykimin. Pa u bërë kjo, ne po presin dhe nuk po bëjmë atë që duhet”, shtoi ai.

Në kundërpërgjigjje, kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith tha se Emmerson po përdor gjuhë kërcënuese.

“Gjuha inflamatore po përdoret dhe në kërcënime. Dy herë Emmerson e ka bërë sot këtë. Gjykata duhet të shikojë faktet dhe ligjin”, tha Smith.

Të fundit