Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, BE kërkon ruajtjen e standardeve

Në Kosovë të dielën mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Në këto zgjedhje garojnë njëzet e tetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Për katër vjet qeverinë e udhëhoqi partia Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin, i cili jo rrallë pati përplasje me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe po ashtu mospajtime të thella pati edhe me komunitetin ndërkombëtar për shkak të veprimeve të quajtura “të pakoordinuara”, në veri të Kosovës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues, prej të cilëve 105 mijë qytetarë që votojnë jashtë Kosovës. KQZ, ka njoftuar se janë shtypur fletëvotimet me një numër total prej rreth 1.8 milion fletëvotime, numër ky më i vogël sesa numri i votuesve, për faktin që në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dalja e qytetarëve në zgjedhje nuk ishte më shumë se 50% e votuesve me të drejtë vote. Zgjedhjet e përgjithshme mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ndonëse përfaqësuesit e tyre patën bojkotuar zgjedhjet lokale të vitit 2023. Por kësaj radhe disa subjekte të vogla politike, edhe Lista Srpska që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës merr pjesë në zgjedhje.
Fushatë politike me gjuhë nxitëse e urrejtjeje
Për një muaj rresht subjektet politike që synojnë të udhëheqin qeverinë për mandatin e ardhshëm katër vjeҫar shpalosën programet e tyre zgjedhore. Ndër subjektet më të mëdha politike që garojnë në këto zgjedhje janë, Lëvizja Vetëvendosja VV e udhëhequr nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, Partia Demokratike e Kosovës PDK me kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Gjatë një muaji, fushata zgjedhore në Kosovë u përshkua me një gjuhë jo pak nxitëse dhe të urrejtjes, por, nuk u shënua ndonjë incident. “Trendi i përdorimit të gjuhës dhe diskursit nxitës apo të urrejtjes në fushatë, ka vijuar gjatë gjithë kohës, pavarësisht gjobave të shqiptuara nga një panel zgjedhor PZAP, pikërisht për raste të tilla”, konstatoi rrjeti i organizatave joqeveritare DnV që monitoron procesin zgjedhor.
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtar nga 18 vende të Bashkimit Evropian, nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës. Më shumë se 200 ushtarë italian të KFOR-it, ju shtuan trupave tjerë të KFOR-it, një njësi e specializuar e policisë së misionit EULEX dhe mijëra policë të Kosovës do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit për të siguruar një ambient të qetë dhe proces të rregullt të zgjedhjeve të përgjithshme.
BE vëzhgon zgjedhjet në Kosovë
Shefja e misionit të vëzhguesve të BE-së, Nathalie Loiseau, tha në Prishtinë se për Kosovën “kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme ruajtja e standardeve demokratike”. “Jetojmë në një kohë kur demokracitë po vihen në pikëpyetje, ndonjëherë kërcënohen globalisht. Kështu që rëndësia e sigurimit të një demokracie të qëndrueshme në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e madhe. Prandaj ne do të vëzhgojmë, vlerësojmë dhe nëse është e nevojshme nuk do të shmangemi nga vënia në dukje e çfarëdo lloj hapësire për përmirësim aty ku ne e shohim të mundshme”, tha zonja Nathalie Loiseau.
Çfarë presin të rinjtë nga zgjedhjet në Kosovë?
Gjermania pos vëzhguesve ndihmoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me server dhe pajisje përcjellëse që do të ndihmojnë për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, shprehu bindjen e tij se procesi zgjedhor i së dielën do të zhvillohet pa vështirësi. “Demokracia dhe zgjedhjet e lira janë themeli i një shoqërie prosperuese. Ne dëshirojmë të fuqizojmë të ardhmen tonë dhe demokracinë që siguron lirinë individuale për të gjithë ne. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë përparim të madh në ngritjen dhe demokratizimin. Prandaj digjitalizimi i procesit zgjedhor do të jetë kyç për këtë progres”, tha ambasadori Rohde, duke qenë i bindur se ditën e diel Kosova do të ketë zgjedhje pa vështirësi.
Votim në përfaqësitë diplomatike
Të shtunën për zgjedhjet parlamentare të Kosovës po votohet për herë të parë në historinë e shtetit nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Votimi për mbi 20 mijë votues që kanë zgjedhur përmes formës së regjistrimit paraprak organizohet në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Kurse ditën e diel qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë të hapura gjithandej vendit nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00. Gjatë ditës së premte mediet e Kosovës raportuan se disa parti politike serbe kanë shprehur shqetësimin e tyre se Lista Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit në mënyrë të organizuar të mbështetur nga qeveria e Serbisë pritet të sjellin me autobus votues nga Serbia, serbë që janë edhe qytetarë të Kosovës.
Ministria e Transportit e Kosovës thotë se nuk ka ndonjë kërkesë për transport shtesë me autobusë nga Serbia. Zyrtarë të kësaj ministrie, thonë se institucionet nuk do të lejojnë që ditën e zgjedhjeve të hyjnë në Kosovë autobusë që transportojnë votues të organizuar pa u pajisur paraprakisht me leje të posaçme që përkon me linjat e rregullta të autobusëve Kosovë-Serbi. /DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38