Flash News

Kosova

Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë

Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhin mbrëmjen e djeshme në Kosovë ku i riu Albert Krasniqi u vra nga babai i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i viktimës, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Sipas informacioneve që kanë qarkulluar në media, babai i Albert Krasniqit ka lajmëruar policinë pasi kreu vrasjen duke iu thënë “Ejani se e vrava djalin”.

Lidhur me rastin kanë dhënë detaje për Gazetën Express nga policia e Kosovës.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht jemi në fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, ka deklaruar mbrëmë policia.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar  familjarët e tij për t’i plotësuar kushtet që kërkonte.

Gjithashtu, mësohet se Albert Krasniqi ka qenë në kërkim nga policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.

Vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani

Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani

Ditari politik

Të fundit