Flash News

Kosova

Babai vret djalin në Prishtinë, viktima plagosi reperin e njohur shqiptar 4 vite më parë

Babai vret djalin në Prishtinë, viktima plagosi reperin e njohur

Krim i rëndë në familje në Prishtinë. Babai ka vrarë me armë zjarri djalin rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”.

Sipas mediave në Kosovë, viktima është Albert Krasniqi, babai i të cilit është arrestuar menjëherë pas krimit si dhe është sekuestruar arma e krimit.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, por kujtojmë se Krasniqi është përfolur edhe më herët në media.

Krasniqi ka qenë i përfshirë në plagosjen e reperit Noizy në qendër të Prishtinës, ngjarje e ndodhur më 13 shtator të vitit 2016 .

Babai vret djalin në Prishtinë, viktima plagosi reperin e njohur

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson IndeksOnline. Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre.

Të fundit