Flash News

Kosova

“Ballkani i Hapur”, ish-ministri i Kosovës: Qeveria të flasë me Ramën, ka një keqkuptim në Prishtinë

“Ballkani i Hapur”, ish-ministri i Kosovës: Qeveria të

Nisma “Ballkani i Hapur” është kthyer në një ngërç për Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo e fundit ëhstë shprehur hapur se për sa kohë Serbia qëndron brenda nismës, ajo nuk do t’i bashkohet.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur në një intervistë për Report Tv, se qeveria e Kosovës duhet ta rishikojë dhe bisedojë me kryeministrin Edi Rama mundëisnë për të gjetur një mënyrë, që edhe Kosova të bashkohet.

Sipas tij, në kushtet kur politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian ka ngecur, duhet menduar për një politikë të hapur dhe hapa të ndërmjetëm. Ai u shpreh se e sheh të rëndësishme qasjen e Ramës me “Ballkanin e Hapur”.

"Para shumë vitesh kur kam qenë në pozita të qeverisë kam mbajt një qëndrim që Ballkani i hapur nuk është gjë tjetër veçse një proces që mund ta izolojë Kosovën, nuk është përdor në atë kohë një term i tillë, njihej si mini-shengen. Duhet ta kuptojmë që në jetojmë në një realitet të ri, realiteti i ri që është në Ballkan është që politika e zgjerimit në BE ka stagnuar, nuk mund të pritet të ketë hap të madh të zgjerimit. Në situata të tilla, ata që kanë pozita vendimmarrëse duhet të mendojnë politikë të hapur dhe hapa të ndërmjetme. E shoh të rëndësishme qasjen e kryeministrit Edi Rama me Ballkanin e Hapur. Në Prishtinë ka një keqkuptim se mendohet se Ballkani i Hapur mund ta izolojë Kosovën dhe minojë shtetësinë e Kosovës. Mendoj se qeveria e Kosovës duhet të flasë me Ramën në mënyrë të qartë dhe mirëfilltë se çfarë mund të bëhet në mënyrë që të mund të ketë një përgënjim", tha Enver Hoxhaj në Report Tv.

Të fundit