Flash News

Kosova

Bashkëshorti u kap duke blerë vota, dorëhiqet ministrja e Jashtme e Kosovës

Bashkëshorti u kap duke blerë vota, dorëhiqet ministrja e Jashtme
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryediplomates dhe gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.

Dorëheqja e saj vjen pas publikimit të një video-incizimi në media, ku pretendohet se burri i saj, Dardan Stublla, ia ka blerë votat asaj.

Lajmin se ka dhënë dorëheqje e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka kërkuar rinumërim total të kutive të votimit.

“Për këto arsye, dyshimet janë të bazuara që ka keqpërdorime edhe të kutive tjera, andaj kërkoj rinumërim total. Faktet do t’i paraqes në organet kompetente”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Express

Të fundit