Flash News

Kosova

Bastisja e shtëpisë së Hashim Thaçit, flet avokati: E paqartë, Prokuroria po kërkon ende prova për të mbështetur aktakuzat

Bastisja e shtëpisë së Hashim Thaçit, flet avokati: E

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Dastid Pallaska ka folur për bastisjen që është kryer sot në shtëpinë e Hashim Thaçit në Çagllavicë.

Ai e cilëson të paqartë në aspektin procedural dhe logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës. Sipas Pallaskës, Prokuroria po kërkon ende prova për të mbështetur një aktakuzë që e ka ngritur.

“Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e tij. Sa i përket qëllimit të bastisjes, mund të them se qëllimet ishin të përgjithshme. Pa e nënvlerësuar këtë fakt, mbetet e paqartë në aspektin procedural dhe logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës. Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për të mbështetur një aktakuzë që e ka ngritur”, ka deklaruar Pallaska.

Të fundit