Flash News

Kosova

Baton Haxhiu: Albin Kurti ka guxim vetëm para kamerave, dua t’i fitojë zgjedhjet e ta shohë se sa e vështirë do jetë

Baton Haxhiu: Albin Kurti ka guxim vetëm para kamerave, dua t’i
Analisti Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu shprehet se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është karakter i dobët dhe shfaqet i guximshëm vetëm para kamerave.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Haxhiu thotë se ka dëshirë që Kurti të fitojë zgjedhjet e pritshme në fillim të 2021 në Kosovë, që të shihet sipas tij se ‘sa i pafuqishëm do të jetë në atë post’.

“Më e mira për Kosovën është që Kurti t’i marri të gjitha votat për arsye se i ka stigmatizuar me një diskurs të paparë, të vrazhdë dhe pa pardon. Ai ka krijuar një gjeneratë të re.

Në 10 pikat që ka kritikuar vazhdimisht, ka dështuar që me 50 ditëshin e parë të kryeministrit. Dëshira ime është që Kurti t’i fitojë fortë zgjedhjet do e shohim sa i pafuqishëm do jetë, ai as nuk ka guxim, ka guxim vetëm para kamerave, është karakter i dobët. Ta shohë se sa e vështirë do jetë të ulet në tavolinë me ndërkombëtarë. Ai duhet t’i fitojë zgjedhjet, më e mira do ishte që Albin Kurti të votohet nga të gjitha partitë politike dhe le t’i marri të gjitha pushtetet. Kjo është ajo që e dënon më së shumti atë”, u shpreh Baton Haxhiu.  

Të fundit