Flash News

Kosova

BE i kërkon Kosovës të shtyjë regjistrimin e targave me 10 muaj

BE i kërkon Kosovës të shtyjë regjistrimin e targave me 10

Ndonësee ka bërë të qartë se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e targave është legjitim, Bashkimi Evropian insiston në kërkesën paraprake që Qeveria e Kosovës ta shtyjë afatin ekzistues me 10 muaj.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar që kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore.

“Sipas Marrëveshjeve të Dialogut për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani dhe të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikat e duhura evropiane. Konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore për riregjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime”, Stano.


 

Të fundit