Flash News

Kosova

BE kritikon Kosovën: Mbyllja e 6 filialeve të bankës serbe në veri, veprim i pakoordinuar

BE kritikon Kosovën: Mbyllja e 6 filialeve të bankës serbe

Bashkimi Evropian ka kritikuar aksionin e djeshëm në veri të Kosovës, ku u mbyllën gjashtë filiale të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë.

Ashtu si Shtetet e Bashkuara , edhe Bashkimi Evropian e quajti vendimin e autoriteteve kosovare veprim të pakoordinuar dhe përshkallëzues.

“Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre zyrave pa njoftim paraprak ose koordinim dhe vetëm disa ditë pas takimit të fundit të Dialogut, i cili gjithashtu trajtoi çështjen e zyrave të Bankës Postare Kursimore, është përshkallëzuese dhe bie ndesh me frymën e normalizimit dhe minon vullnetin e mirë të Kosovës për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.

BE shtoi se këto veprime të pakoordinuara rrezikojnë zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve.

“Edhe një herë, veprimet e pakoordinuara nga njëra palë rrezikojnë zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Operacioni nga Policia e Kosovës gjithashtu rrezikon negociatat në vazhdim për një zgjidhje të përkohshme për njerëzit e prekur negativisht nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës mbi operacionet me para të gatshme”, thuhet në deklaratën e Stanos.

Të fundit