Flash News

Kosova

BE ndihmon Kosovën me rreth 5 mijë vaksina anti-Covid

BE ndihmon Kosovën me rreth 5 mijë vaksina anti-Covid
Foto ilustruese

Kosova, shteti i fundit në Europë që arriti të marrë vaksinën anti-Covid, pret një sasi dozash nga Pfizer. Lajmin e bëri me dije ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se sot në Kosovë do të mbërrijnë 4680 vaksina nga Pfizer. 

Këto janë pjesë e kontingjentit prej 95 mijë vaksinave që Bashkimi Evropian do të shpërndajë për ta ndihmuar në luftën kundër pandemisë.

Javët e ardhshme pritet të vijnë sasi të tjera të vaksinave. Kujtojmë se Kosova dozat e para të vaksinave i ka siguruar më 28 mars. Shifrat me koronavirus, kanë regjistruar një ulje krahësuar me përkeqësimin e situatës disa javë më parë.

Të fundit