Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BE nuk do të humbasë më kohë në Kosovë, synon të çojë përpara marrëveshjen e arritur në Ohër

Kryengociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen më 4 prill në Bruksel të ftuar nga ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajҫak. Synimi i BE: të çojë përpara ujdinë e arritur në Ohër dhe të fillojnë hapat e parë drejt zbatimit.
BE nuk po humb më kohë pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit më 18 mars dhe po kërkon nisjen e hapave të parë të zbatimit. Zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën (04.04.) në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve. Takimi ndërmjet kryenegociatorëve, atij të Kosovës Besnik Bislimi dhe të Serbisë Petar Petkoviq, konfirmohet për datën 4 prill nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ky është takimi i pari që nga 18 marsi, kur krerët e të dyja vendeve u pajtuan të zbatojnë planin e mbështetur nga perëndimi. “Ajo që mund të them në këtë moment është se një takim i kryenegociatorëve do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel. Ata janë ftuar nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për të çuar përpara gjithçka që është arritur në Ohër dhe të fillojnë të bëjnë hapat e parë drejt zbatimit. BE pret që Kosova dhe Serbia të fillojnë sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër”, tha zëdhënësi Peter Stano. Sipas tij, “të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatim të shpejtë dhe në mirëbesim”. Kjo është ajo për të cilën po punojmë, ka thënë Peter Stano. “Ne kemi filluar nga ana jonë për të funksionalizuar hapat e parë, që do të thotë të fillojmë të rregullojmë pozicionin e përbashkët të Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për kapitullin 35 të negociatave për anëtarësim për Sebinë dhe për rastin e Kosovës”, tha zëdhënësi Stano.
Realizim i marrëveshjeve të arritura
Propozimi evropian, apo siҫ njihej më herët ‘plani franko-gjerman’ për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar më 27 shkurt në Bruksel e më 18 mars në Ohër për zbatimin e tij, parasheh njohje të dokumenteve dhe simboleve, respektim të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të njëra tjetrës, që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh po ashtu edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë, përfshirë atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Franca dhe Gjermania ndërkohë i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim nga ambasadorët e këtyre vendeve në Kosovë. Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, tha se pret që “qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ndërsa, nga lideri i Serbisë “pret që ai t’i respektojë obligimet që ka marrë dhe se në të kundërtën do të ketë pasoja për të dyja palët”. “Është shumë herët të thuhet, se cilat do të jenë pasojat dhe tani duhet të fokusohemi tek përfitimet”, tha Guerot, gjatë një debati në një qendër mediale në Çagllavicë, ku u debatua për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Edhe ambasadori i Gjermanisë Jörn Rohde, që ishte pjesë e debatit, u shpreh optimist për zbatimin e marrëveshjes. “Tani kemi edhe vullnetin politik të aktorëve”, tha ambasadori Rohde, duke shtuar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve është një “obligim afatgjatë”. Ai tha se Kosova duhet të respektojë pjesën që ka të bëjë me vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë, ndërkaq Serbia nuk duhet të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. “Kjo marrëveshje do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në veri të Kosovës”, tha ambasadori gjerman.
Reagime pas incidenteve në veri
Ndërkohë në veri të Kosovës incidentet vazhdojnë. Sipas policisë, gjatë dy ditëve të shkuara, persona të panjohur u vunë flakën disa veturave të serbëve që mbanin targa të Republikës së Kosovës me inicialet (RKS). Kjo ka ndodhur edhe më parë. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, në reagimin e tij, tha se “dhuna nuk është asnjëherë opcion”.”Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, tha Rohde. Kreu i zyrës së BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se “dëmtimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, ka synim frikësimin e popullatës lokale”. “Kjo është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë aktorët relevant”, tha Szunyog. Kësaj thirrjeje iu bashkua edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT-tit. “Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”, tha ambasadori Abbot.
Komuniteti ndërkombëtar parreshtur bën përpjekje që Kosova dhe Serbia të mund të mormalizojnë marrëdhëniet përmes një marrëveshje gjithpërfshirëse. Aneksi i zbatimit të marrëveshjes që Kosova dhe Serbia u pajtuan në takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë nuk u nënshkrua dhe kjo nxiti mëdyshje nëse marrëveshja mund të trajtohet si ligjërisht e detyrueshme. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thonë se pavarësisht që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga palët, ajo është detyrim ligjor. Por Bashkimi Evropian ka theksuar, se kjo marrëveshje, është ligjërisht e obligueshme dhe se do të bëhet pjesë integrale e procesit të integrimit të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian. Autoritetet në Kosovë i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë sjelljen e Serbisë, e cila sipas kryeministrit të Kosovës, po refuzon të nënshkruajë pajtimin e arritur në Ohër, për të cilën kryeministri Kurti thotë, se “ishte i gatshëm ta nënshkruaj”.Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar më herët se Serbia do ta zbatojë marrëveshjen, përveҫ pjesëve që kanë të bëjnë me mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara./dw
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38