Flash News

Kosova

BE po përgatit sanksione për Kosovën, presidentja Osmani i drejtohet sot Parlamentit Evropian

BE po përgatit sanksione për Kosovën, presidentja Osmani i

Prtesidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të flasë sot para Parlamentit Evropian, në një kohë kur veriu i Kosovës vijon të mbetet në një situatë të tensionuar.

Kjo është hera e parë që një presidenti i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, i drejtohet në një seancë plenare PE-së.

Osmani do të pritet fillimisht nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në një takim për të diskutuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe PE-së. Më vonë Osmani do të takojë edhe udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.

Pjesë e delegacionit të Kosovës janë edhe Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale nga lufta e fundit, Fahrije Hoti, që vuajtjen nga vrasja e burrit nga regjimi serb e kthehu në forcë dhe u shndërrua në frymëzim për të gjitha gratë me Koperativën “Krusha”, Blerta Basholli, producent, Egzon Syla ndër ushtarakët më të suksesshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hana Qerimi, ndërmarrëse, si dhe Liudmyla Makei, gazetare ukrainase që aktualisht është e strehuar dhe punon në Kosovë.

Një ditë më parë Bashkimi Evropian njoftoi se po përgatit një paketë sanksionesh për Kosovën, nisur nga situata në veri të Kosovës.

Sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.

 

Të fundit