Flash News

Kosova

BE reagon e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

BE reagon e shqetësuar për situatën në veri të

Bashkimi Evropian ka reaguar pas situatës së tensionuar dhe sulmeve në veri të Kosovës.

BE ëhstë shprehur e shqetësuar për situatën teksa i tërheq vëmendjen të dyja palëve, serbe dhe asaj kosovare, raporton Rel.

“Kjo është natyrisht shumë serioze dhe është pikërisht rezultat i përshkallëzimit, të cilin po e shohim javëve të fundit. Është po ashtu vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë deri te kjo situate”, ka thënë një zyrtar i BE-së.

Sipas BE-së, EULEX është duke i ardhur në ndihmë policisë së Kosovës pas dorëheqjeve masive që ndodhën disa ditë më parë.

“(Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit), EULEX, tashmë është duke ndihmuar Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive. Italia, për shembull, ka dërguar përforcime para disa javësh. Kemi thënë në prononcimet tona se EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë që ndihmon Policinë e Kosovës, por ky mision nuk mund të kompensojë 100 për qind hapësirën e zbrazët që është krijuar me largimin e policëve me përkatësi etnike serbe”, vijon zyrtari.

Deri tani një efektiv i policisë ka mbetur i plagosur, ndërsa pak më parë u sulmua edhe një grup gazetarësh që po shkon drejt vendngjarjes për të raportuar.

Të fundit