Flash News

Kosova

BE rinis negociatat për dialogun Kosovë-Serbi në mars

BE rinis negociatat për dialogun Kosovë-Serbi në mars

Bashkimi Evropian do të rinisë në muajin mars negociatat për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, ka njoftuar përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas. Gjatë një deklarate për gazetarët, Kallas theksoi se do të punojë me dërguarin e ri të posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, për të bërë këtë dialog funksional.

"Ajo që është e qartë është se normalizimi i raporteve është i nevojshëm për të dyja vendet. Dhe nëse ato mendojnë se mund të lëvizin përpara në rrugëtimin evropian, atëherë ky proces është i domosdoshëm," tha Kallas. Ajo gjithashtu përmendi se ishte në biseda të vazhdueshme me ministrin e jashtëm të Serbisë, i cili shprehu gatishmërinë për të investuar kohë në procesin e normalizimit.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011 dhe është zhvilluar kryesisht në nivel të lartë mes liderëve të dy vendeve dhe kryenegociatorëve. Në vitin 2023, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Të fundit