Flash News

Kosova

BE thërret takim mes Kosovës dhe Serbisë të mërkurën në Bruksel

BE thërret takim mes Kosovës dhe Serbisë të

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media  ka ftuar Kosovën dhe Serbinë në takim të mërkurën në Bruksel.

Ai se palët do të takohen për ta vazhduar bisedimet në gjetjen e zgjidhjes së përkohshme në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. 

“Përfaqësuesi special për dialogun ka ftuar kryenegciatorët të vazhdojnë diskutimet. Do të takohen të mërkurën në Bruksel, do të vazhdojmë diskutimet për të gjetur zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme, për të prekurit nga vendimi i BQK-së. BE-ja pret që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet e gatishmëri për të arritur kompromis”, ka thënë Stano. 

Ai shtoi se kjo çështje po e zhvendos vëmendjen nga përparimi në zbatim të marrëveshjes së Ohrit. 

“Me secilin takim shpresojmë të jetë e fundit që merremi me këtë çështje. Po zhvendoset vëmendja nga ajo që është e nevojshme, zbatimi i marrëveshjes së Ohrit... Shpresojmë palët të sillen në mënyrë evropiane, e të arrijnë marrëveshje kompromisi... Varet nga palët të arrijnë një kompromis të pranueshëm”.

Të fundit