Flash News

Kosova

“Beogradi as nuk do të pyetet”, Vuçiç: SHBA dhe BE do ta hartojnë vetë Asociacionin

“Beogradi as nuk do të pyetet”, Vuçiç: SHBA dhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh i sigurt se Perëndimi shumë shpejt do të dalë me një tekst për statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se Serbia as që do të pyetet. Lideri serb shtoi se shteti i tij po “bën më të mirën për të ruajtur paqen dhe gjithmonë jemi të gatshëm për kompromise”.

“Pres shumë situata të vështira për ne në periudhën e ardhshme dhe jam pothuajse i sigurt që perëndimorët do të dalin me një ide gjeniale për të na ofruar ne tekstin e statutit, për të cilin nuk do të na pyesin fare.

Prandaj, pres shumë, shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re. Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mospërmbushjen e pritjeve të tyre”, tha Vuçiç në Valevë të Serbisë, raporton rel.

Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, draft-statuti i kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Ramës, dhe draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Të fundit