Flash News

Kosova

Berisha takon përfaqësues të "Forza Italia", siguron mbështetje për PD-në dhe opozitën shqiptare

Berisha takon përfaqësues të "Forza Italia", siguron

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të "Forza Italia" gjatë vizitës së tij në Romë. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka shkruar se gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor midis dy forcave politike dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Berisha theksoi se PD i ka informuar përfaqësuesit e "Forza Italia" për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri, dhe përfaqësuesit italianë i kanë siguruar mbështetje të plotë për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.

"Takim i përzemërt me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët e kësaj partie, Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti. Diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor midis dy forcave tona politike dhe dy vendeve tona," shkruan Berisha në postimin e tij.

Të fundit