Flash News

Kosova

​Bërnabiç ‘e prerë’ nga Kosova: Pa Asociacion s’ka marrëveshje tjetër për normalizim

​Bërnabiç ‘e prerë’ nga Kosova: Pa Asociacion

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka kushtëzuar marrëveshjen Kosovë – Serbi me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se “nëse nuk ka asociacion nuk mund të bisedohet për marrëveshjen e dytë për normalizim”.

Ndërsa po qëndron në veri të të Kosovës, ajo përsëriti pretendimet serbe se është Kosova ajo që duhet të angazhohet më shumë në dialog, pasi sipas saj, Serbia mbetet e përkushtuar.

“Nuk e di sa është e mundur, unë jam optimiste nga natyra, por ajo që është sigurisht më e rëndësishmja në këtë moment apo për një kohë të gjatë, siç e kam thënë, është komuniteti i komunave serbe.

Themelimi i bashkësisë së komunave serbe është baza e marrëveshjes së Brukselit, të marrëveshjes së parë për normalizim dhe derisa të mos e kemi Asociacionin e komunave serbe është e pamundur të diskutohet në marrëveshjen e dytë për normalizim” tha Bërnabiç.

 

 

Të fundit