Flash News

Kosova

Besa Shahini sulmon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Kur shkuan në Shqipëri, të ndalonin në një qendër vaksinimi

Besa Shahini sulmon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Kur shkuan në

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me menaxhimin e procesit të vaksinimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shahini shkruan se kur Kryeministri me ekip dhe makina zyrtare shkoi në Tiranë për të bërë opozitë, apo Presidentja shkoi për të pushuar në bregdet, do të kishin bërë mirë të kishin ndaluar shkurtimisht edhe në qendrat e vaksinimit për të mësuar nga menaxhimi i procesit të vaksinimit.

Sipas saj, procesi i vaksinimit në Kosovë është trajtim i padinjitetshëm dhe tmerrësisht i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Ky reagim i Shahinit, vjen pas grumbullimeve masive në Prishtinë sot te procesi i vaksinimit. Postimin ajo e ka shoqëruar me një foto nga procesi i vaksinimit në qytetin e Durrësit, duke bërë një krahasim.

Besa Shahini sulmon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Kur shkuan në

Postimi i plotë:

Kur Kryeministri i Kosovës me ekip dhe makina zyrtare shkoi në Tiranë për të bërë opozitë, apo Presidentja e Kosovës shkoi për të pushuar në bregdet, do të kishin bërë mirë të kishin ndaluar shkurtimisht edhe në qendrat e vaksinimit. Besoj se do të kishin mësuar diçka nga menaxhimi i procesit të vaksinimit dhe do të kishin kursyer qytetarët e moshuar të Kosovës nga trajtimi i padinjitetshëm dhe tmerrësisht i rrezikshëm për shëndetin e tyre, që pamë të mërkurën dhe sot te qendra e vaksinimit në Prishtinë.
Fotoja këtu është nga qendra e vaksinimit në Durrës. Njësoj duken edhe qendrat e qyteteve të tjera, duke përfshirë Tiranën që ka më së shumti frekuentim.

Të fundit