Flash News

Kosova

Betimi i kryetarit së Mitrovicës së Veriut, Policia: Situata kaloi pa incidente

Betimi i kryetarit së Mitrovicës së Veriut, Policia: Situata

Policia e Kosovës ka njoftuar se betimi i kryetarit të veriut të Mitrovicës ka kaluar pa incidente.

Institucioni i sigurisë kishte bërë planifikimet për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e qetësisë publike si dhe mundësimin e ushtrimit të së drejtës së zyrtarëve të komunave veriore.

“Në kuadër të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka bërë planifikimet e saja për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e ushtrimit të së drejtës së zyrtarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës”, është bërë e ditur në komunikatën e Policisë.

“Situata ka kaluar e qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët pa dallim dhe njëherit vazhdon t’i inkurajojë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, për çdo rast që ndërlidhet me sigurinë dhe rendin publik”, është thënë ndër të tjera në komunikatë.

Në një seancë solemne në ambientet e Komunës në veri të Mitrovicës, ka dhënë betimin kryetari i ri, Erden Atiq. E veçanta e kësaj ishte flamuri shtetëror i Kosovës, i cili është vendosur për herë të parë në këtë objekt.

Gjithçka ka kaluar pa incidente, ndërsa përreth objektit të Komunës është parë prezencë e shtuar e forcave të sigurisë./KosovaPress/

 

 

Të fundit