Flash News

Kosova

Bien infektimet me Covid-19 në Kosovë, 21 raste të reja dhe asnjë viktimë

Bien infektimet me Covid-19 në Kosovë, 21 raste të reja dhe

Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme të infektimeve me Covid-19.

Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë raportoi 21 raste të reja me Covid-19, teksa dje ishin vetëm 5 qytetarë që rezultuan pozitiv me Covid.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.

Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370.

Në total numri i rasteve aktive është 441

 

Të fundit