Flash News

Kosova

Bien lehtë shifrat me Covid-19 në Kosovë, 11 jetë të humbura në 24 orët e fundit

Bien lehtë shifrat me Covid-19 në Kosovë, 11 jetë të

Në 24 orët e fundit shifrat me Covid-19 në Kosovë kanë pësuar një rënie të lehtë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 11 persona kanë humbur jetën.

Nga 6.630 testime të kryera, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin. Gjithashtu janë shëruar 850 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 144.183.

Ndërsa numri i rasteve aktive është 11.862. Sa i përket vaksinimit, që prej fillimit të procesit të imunizimit në Kosovë janë dhënë mbi 1 milionë doza.

Të fundit