Flash News

Kosova

Bien shifrat me Covid-19 në Kosovë, si paraqitet situata në 24 orët e fundit

Bien shifrat me Covid-19 në Kosovë, si paraqitet situata në 24
Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tre viktima dhe 292 raste me Covid-19. Sipas Institutit të Shëndetit Publik janë kryer gjithsej 2.833 testime. Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të infeksioneve.

Gjithashtu janë shëruar 556 pacientë duke e çuar numrin e  përgjithshëm të tyre në 57.941 raste. Ndërkohë numërohen edhe 6.470 raste aktive.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 65.982 raste pozitive me koronavirus dhe 1.571 jetë të humbura.

Të fundit