Flash News

Kosova

Bilanc i lartë viktimash në Kosovë, Covid-19 shënon mbi 2 mijë raste të reja

Bilanc i lartë viktimash në Kosovë, Covid-19 shënon mbi 2
Foto Ilustruese

Bilanci i infektimeve në Kosovë vijon të pësojë një rritje të frikshme. Të paktën në 24 orët e fundit janë shënuar 2.541 raste të reja me Covid-19 dhe 14 viktima.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë teksa numri i rasteve aktive në të gjithë vendin ka arritur në 23.845.

Qeveria e Kosovës, duke parë rritjen e ndjeshme të shifrave të infektimit, vendosi të ashpërsojë masat antiCovid, duke kufizuar veprimtarinë e bizneseve si klubet e natës dhe baret e restorantet.

Njoftimi i MSH:

Bashkë ia dalim 25 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

 

 

Të fundit