Flash News

Kosova

Bilanci ditor me Covid-19 në Kosovë, pesë viktima dhe 285 raste të reja

Bilanci ditor me Covid-19 në Kosovë, pesë viktima dhe 285 raste
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar pesë viktima nga Covid-19. Ndërkohë nga 1.686 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 285 raste.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 260 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 52.208. Ndërkohë numri i rasteve aktive është 6.231.

Numrin më të lartë të infeksioneve e ka komuna e Prishtinës me 140 raste, e cila ndiqet nga Prizreni, Suhareka dhe Podujeva.

Të fundit