Flash News

Kosova

Bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19 në Kosovë, 3 viktima dhe 379 raste të reja

Bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19 në Kosovë, 3
Klinika e Sëmundjeve Infektive në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tre viktima mbi moshën 80 vjeç nga Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se janë kryer 1.733 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitive 379 raste.

Gjithashtu janë shëruar 244 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në  50.731. Ndërkohë numri i rasteve aktive është 5.515.

Që prej fillimit të pandemisë, Kosova numëron 57.696 raste dhe 1.450 viktima nga koronavirusi.

Ditari politik

Të fundit