Flash News

Kosova

Bilanci më i lartë nga Covid-19, mbi 2 mijë raste të reja dhe 4 viktima në Kosovë

Bilanci më i lartë nga Covid-19, mbi 2 mijë raste të reja
Foto Ilustruese

Kosova ka shënuar bilancin më të lartë ditor të rasteve me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 2.250 raste të reja me koronavirus dhe 4 humbje jete.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në të gjithë vendin janë 16.341 pacientë aktiv me Covid-19. Ndërkohë janë shëruar 154 qytetarë duke e çuar në 106.700 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i plotë

20 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës. Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700. Në total numri i rasteve aktive është 16.341.

 

Të fundit