Flash News

Kosova

Biznesmeni shqiptaro-amerikan i shkruan Trump: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Biznesmeni shqiptaro-amerikan i shkruan Trump: Angazhohuni që Specialja

Veprimtari i çështjes kombëtare që vepron në ShBA, Harry Bajraktari i ka dërguar një letër zyrtare presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. 
Në një postim në Facebook, biznesmeni shqiptaro-amerikan shkruan se përmes kësaj letre, i ka kërkuar presidentit amerikan angazhim për të siguruar që Gjykata e Hagës të garantojë gjykim të drejt për çlirimtarët.

“Si qytetar amerikan dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, sot i kam dërguar një letër zyrtare Presidentit Donald J. Trump, ku kam shprehur shqetësimin tim lidhur me Gjykatën Speciale dhe domosdoshmërinë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për t’u siguruar që ky mekanizëm të garantojë një gjykim të drejtë për ish-udhëheqësit e Kosovës — Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin — dhe për të tjerët që po mbahen në Hagë”, ka shkruar ai.

Biznesmeni shqiptaro-amerikan i shkruan Trump: Angazhohuni që SpecialjaBiznesmeni shqiptaro-amerikan i shkruan Trump: Angazhohuni që Specialja

Të fundit