Flash News
Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Bojkoti i votimit në veri, Lista Serbe: S’deshëm të luajmë “lojën e regjimit në Prishtinë”
Lista Serbe, ka reaguar pasi ka dështuar referendumi për shkarkimin kryetarëve në katër komunat veriore, përmes një deklarate r në Facebook, ka thënë se ishin të gatshëm të ndërrojnë kryetarët, por nuk donin të bëheshin “pjesë e lojës së regjimit në Prishtinë”.
“Duam të përsërisim qartë se ishim më se të gatshëm të marrim pjesë në këtë proces për të parë prapavijën dhe për të zëvendësuar këta kryetarë fallco në komunat tona, por nuk donim të luanim lojëra të dirigjuara nga regjimi në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Më tutje, Lista Serbe thotë se “dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën Albin Kurtin, me armë të gjatë, forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që incizojnë votuesit”, sipas kësaj partie.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se referendumi dështoi për shkak të presionit të Beogradit përmes Listës Serbe.