Flash News

Kosova

“Bordi i Paqes”, Vjosa Osmani kokë më kokë me Donald Trump, firmos marrëveshjen

“Bordi i Paqes”, Vjosa Osmani kokë më kokë me Donald

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte sot pjesë e “Bordit të Paqes”, të mbajtur në Davos, ku presidenti i SHBA-vë, Donald Trump prezantoi nisëm, ndërsa vendet pjesëmarrëse nënshkruan  marrëveshjen.

Vjosa Osmani dhe Presidenti Donald Trump shkëmbye një bisedë për disa momente përpara se të bënin nënshkrimin e marrëveshjes.

Më herët Presidentja, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ndodhet në Davos me ftesë të presidentit amerikan, Donald Trump për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes.

Në këtë takim ishin të pranishëm disa liderë botërorë, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk merrte pjesë.

Po ashtu, ajo që u vu re ishte fakti se nuk merrte pjesë asnjë lider nga vendet e BE me përjashtim të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

 

Të fundit