Flash News

Kosova

Borell takim me Kurtin dhe Vuçiçin: Thelbi i diskutimeve ishin zgjedhjet e reja

Borell takim me Kurtin dhe Vuçiçin: Thelbi i diskutimeve ishin

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Joseph Borrel pas 4 orësh takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dalë në një konferencë për shtyp.

Borrel u shpreh se thelbi i këtij takimi ishin zgjedhjet e reja në katër komunat e veriut të Kosovës dhe duket se palët janë dakordësuar për këtë pjesë.

I kërkuam Kosovës që të pezullojë menjëherë policinë në komunat e veriut dhe katër kryetarët e rinj ta ushtrojnë detyrën e tyre të përkohshme jashtë godinave. Për Serbinë që të sigurojë që protestuesit do të largohen nga godinat e komunave

Duhet të anonçohen zgjedhjet e parakohshme sa më parë më kushtin që të marrin pjesë edhe serbët  e Kosovës. Ky është qendra e problemit dhe qendra e zgjidhjes” tha ndër të tjera Borrell.

Të fundit