Flash News

Kosova

Borrell: Do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet në veri të Kosovës

Borrell: Do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet në

Përfaqësuesi i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Josep Borrell, tha se në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në sesionin paraprak kanë folur edhe për situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor.

Borrell tha se EULEX dhe KFOR do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për të siguruar stabilitet në veri të Kosovës, përfshirë kufirin me Serbinë.

 “Në këtë sesion ne folëm për Ballkanin Perëndimor. Ju e dini se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Bashkimin Europian. Stabiliteti i tyre, prosperiteti dhe përshtatja me politikën e jashtme është shumë e rëndësishme për ne.

Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së NATO-s në Kosovë, në veri.

Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fortë me KFOR-in dhe po përballen me momente të vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”., tha Borrell

Të fundit