Flash News

Kosova

Borrell: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen, të shmangin çdo përshkallëzim

Borrell: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen, të

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është shprehur se Kosova dhe Serbia janë zotuar për rrugën drejt normalizimit dhe zbatimin aneksit, ndërsa kërkoi që të zbatohen të gjitha detyrimet nga të dyja palë. 

Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përkthimi i angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane është në vazhdim”- shkruan Borrell në një postim në rrjete sociale.

Deklarata e tij vjen pas ditës së djeshme pas takimit që zhvilloi në Bruksel mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe drejtorit i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

 

Të fundit