Flash News

Kosova

Borrell uroi qeverinë e re serbe, revoltohet eurodeputeti gjerman: Si mund ta bëjë këtë budallallëk

Borrell uroi qeverinë e re serbe, revoltohet eurodeputeti gjerman: Si mund

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer reagoi i revoltuar ndaj Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit uroi qeverinë e re të Serbisë, ku në kabinet ka dy ministra të sanksionuar për korrupsion, konkretisht Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviç.

Butikofer reagoi i habitur në rrjetet sociale për një qëndrim të tillë të kryediplomatit të BE-së duke e cilësuar qasjen e Borelli si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”.

Ai shkruan se si një Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendës President “mund ta bëjë një budallallëk të tillë”.

“Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e merituar nga Milos Vuçevic i cili sinjalizon qartë se: Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”, ka shkruar ai në platformën X.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme kanë reaguar ndaj deklaratës së Borelli edhe deputeti gjerman, Michael Roth si dhe ish-ministri i Jashtëm malazez, Miodrag Vlahovic.

Të fundit